Kolagjeni i hidrolizuar (peptid)

Kolagjeni ka një rol të trefishtë në njerëz. Efekti i kolagjenit përmirëson dhe parandalon osteoporozën, përmirësimin dhe parandalimin e osteoaritritisit, si dhe heqjen e rrudhave dhe parandalimin e formimit të rrudhave te reja.

Osteartitisi dhe osteoporoza

Si filloni të plakeni, ashtu fillojnë të shfaqen shenjat e pleqërisë. Dy nga problemet më të mëdha janë osteoaritritisi dhe osteoporoza duke dërguar në dhimbje dhe invaliditet.

Tashmë më i mirë njohur kolagjeni i hidrolizuar (peptid) ndihmon në ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe nyjeve duke parandaluar osteoporozën dhe osteoaritritin.


peptan-stari

Nyjet

Kërci përbëhe nga qeliza të vetme hondrocite ngjitur në matriksin ekstracelular që përbëhet nga dy komponent kryesor: kolagjeni i tipit 2 i cili është përgjejgjës për rezistencën në presion në kërc. Gjatë  osteoaritritisit forma më e zakonshme e artitritit, kjo gjendje është përkeqësuar për shkak të pranisë të molekualve pro-inflamatore që stimulon sintezën e enzimeve degraduse. Këto enzime shpërbëjnë agrekanin dhe kolagjenin duke çuar në humbjen e kërcit dhe duke reduktuar funksionin e tij.

Me konsumimin e kolagjenit hidrolizues plotësohet kolagjeni i shpërbërë dhe renovohet kërci.

Eshtrat:

Në lidhje me efektin e kolagjenit të hidrolizuar, studiuesit kanë gjetur dhe kanë treguar se kur metabolit të kolagjenit të hidrolizuar janë të pranishëm në matriksin jashtëqelizor të eshtrave ato e stimulojn sintezën e osteoplastideve (qelizat përgjegjëse të indit të eshtrave), në vend të osteoklastideve (qelizat që e bëjnë riabsorbimin e indit të eshtrave).

Kjo si efekt përfundimtar e ka parandalimin e osteoporozës dhe shërimin e indit të eshtrave.

Provuar shkencërisht, mund të thuhet se kolagjeni i hidrolizuar (peptid) ndihmon në:

-Parandalimin e osteoporozës

-Parandalimin e humbjes së fuqisë në eshtra

-Mirëmbajtja e shëndetit të eshtrave

-Parandalimi i degjenerimit të matriksit në nyje

-Reduktimi i dhembjes në nyje

 

 

kolagen-face

Lëkura dhe rrudhat

Rrudhat e imta, rrudhat dhe humbja e elasticitetit janë simptomat zakonisht që lidhen me plakjen e lëkurës. Për pjesën më të madhe kjo është rezultat i akumulimit të ekspozimit të lëkurës ndaj ambientit, si dhe e zvogëlimit natyral të ripërtrirjes së qelizave që kontribuojnë në humbjen e kolagjenit.

Kujdesi adekuat për lëkurën mund të përmirësojë dramatikisht dhe kthen dukjen rinore dhe të shëndetshme të lëkurës. Mbajtja e sasisë së kolagjenit është çelësi për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. Glicinë, prolinë, alanin dhe hidroksiprolin janë përbërsit kryesor të kolagjenit. Duke plotësuar këto aminoacide përbërëse mbahet sasia e kolagjenit në nivel të shëndetshëm dhe në këtë mënyrë parandalohet plakja e lëkurës.

Gjithmonë e më shumë hulumtime tregojnë që nutrikozmetika mund të ndikojë për lëkurë të shëndetshme. Përderisa kremërat adekuate dhe produktet kozmetike mund të ndikojnë në gjendjen e lëkurës prej së jashti, suplementët në ushqim të marra në mënyrë orale ndikojnë në mënyrë më efikase prej nga mbrendia, e njohur si: “bukuria nga mbrenda”.

Kur kolagjeni futet në organizëm kolagjeni (peptidi) ai sjell deri te krijimi i kolagjen peptideve të cilat ndikojnë në mënyrë stimuluese për krijimin e fibroblasteve të reja deri të rritja e dendësisë së tyre dhe rritja e vëllimit të fijeve të kolagjenit në dermis.

E gjithë kjo sjell deri te:

- rritja e forcës mekanike të lëkurës;

- rritja e elasticitetit të lëkurës;

- shkëlqimi i lëkurës;

- përmirësimi i lagështisë së lëkurës;

- zvoglimi i numrit të rrudhave mikrorelevike,

- parandalimi i rrudhave të reja