Përgaditja e qeseve

Prodhimet tona janë gjysmë të gatshme dhe të gatshme, me përbërje të përcaktuar dhe më së shpeshti të paketuara në qese. Çdo kuti përmban 7 qese të njëjtës shije, udhëzime të hollësishme për përgaditjen dhe përbërjen. Një qese, pa dallim a është e ëmbël apo e njelmët, përfaqëson një shujtë.

Përmbajtja e një qese përzihet në shejker me një sasi të caktuar të ujit në temperaturën e dhomës për të arritur dendësinë e dëshiruar.

Kur formohet përzierja homogjene, e njejtë, varësisht nga lloji  i ushqimit që përgaditet, masa e fituar vendoset në frigorifer të ftohet dhe të trashet ose nëse ajo është supë ose pije e nxehtë, masa mund të nxehet edhe mikrovalë ose në shporetë në temperaturën e dëshiruar.

Në rast të palpetës ose omletës masa e fituar pjeket në një tigan me sasi shumë të vogël të yndyrës. Gjithashtu omletet, palpetat dhe buka proteinike mund të pjeken në furrë.

Qëllimi i kësaj metode të përgaditjes për pacientit për t’ia mundësuar sa më lehtë të kalon në përgaditjen e ushiqmit përmes vetë dietës.