Dieta proteinike

Dieta proteinike rrjedh nga një disertacion i doktoraturës së profesorit George Blackburn, të e cilën e ka mbrojtur në vitin 1971 ë Universitetin e Harvardit. Pas dy viteve dieta është vlerësuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të Kanadasë si metodë zyrtare për trajtimin e trashësisë. Prej atëherë e deri më tani, rreth 30 milion pacient janë trajtuar me këtë dietë në Kanada, SHBA e Evropë.

Dieta proteinike përbëhet nga tri faza:

  1. Aktive
  2. Riedukative
  3. Etapa për të mbajtur peshën e arritur

FAZA AKTIVE  nënkupton reduktimin e yndyrërave dhe karbohidrateve në ushqim, me konsumimin e ruajtur të proteinave. Kjo shkakton ndryshime të caktuara metabolike në organizëm si furnizimin e energjisë së nevojshme nga rezervat e veta yndyrore. Duke ju falëndëruar konsumit të ultë të karbohidrateve ndodh hipoinsulemia (niveli i ultë i insulinës në gjak) dhe shkakton lipolizën (dekompenzimin e masës yndyrore). Acidet  yndyrore oksidohen në trupat e ketonit që tani bëhen burim i energjisë, por përveç kësaj kanë edhe efekt animik-disponim të mirë dhe shumë energji.

Përveç ndryshimeve të përshkruara metabolike dieta e proteinave është e karakterizuar nga mungesa e urisë, disponim të mirë, humbje e shpejtë në masën yndyrore dhe ruajtjen e masës muskulore (për shkak të konsumit të duhur të proteinave me vlerë të lartë biologjike). Në fazën aktive humben 1,5-2 kg në javë dhe kjo stimulon pacientët, se rezultatet janë shpejtë të dukshme dhe përqindja e heqjes dorë nga dieta është shume e ultë.

Para se të fillon me dietën proteinike është e nevojshme për të bërë kontrolla të caktuara mjekësore dhe analizat  laboratorike të gjakut .Dieta duhet të mbikqyret nga ana e mjekut  të trajnuar për t’i kontrolluar pacientët në çdo fazë dhe do ta plotësojnë dietën me vitaminat dhe mineralet e caktuara, si dhe për të kontrolluar ndryshimet metabolike nga faza në fazë. Në fazën e parë aktive konsumohen 5 shujta me proteina, me shtimin e sallatës së freskët dhe perimeve. Shujtat janë në formën e supave, omleteve, piresë, shejkave, lëngjeve, musit, palpetave dhe kollaqeve. Në pjesën tjetër të fazës aktive dy shujta janë zëvendësuar me mish, peshk, ushqim të detit dhe vezë.

FAZA E RIEDUKIMIT fillon pas përfundimit të fazës aktive kur pesha e pacientit i afrohet idealës. Gradualisht rritet konsumi i karbohidrateve, dhe reduktimi i konsumit të shujtave proteinike të gatshme. Përbërsit janë marr nga grupet, dëshirohet të arrihet mbajtja e dietës së balancuar dhe shprehi të reja të duhura të ushqimit.

Faza e fundit e mbajtjes së peshës së arritur, referohet shprehive të ndryshuara në ushqim dhe mënyrën e jetesës. Në përputhje me gjininë, moshën dhe gjendjen shëndetësore secili pacient përfundon dietën me rekomandime individuale dhe kontrolla periodike. Në këtë fazë arrihet adaptimi i metabolizmit me dietën e përditshme dhe duke ju falëndëruar kësaj faze nuk ekziston efekti yo-yo.

Dieta proteinike e bazuar në këtë metodë redukton rrezikun kardiovaskular, i cili është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekshmërisë te individët e trashë. Sëmundjet dhe gjendjet: tensioni irritur i  gjakut, diabeti i tipit 2, hipolipoproteinemia dhe çrregullime të tjera në metabolizëm, të cilat gjatë rrjedhës së dietës janë përmirësuar, dhe sëmundjeve tjera përcjellëse, të tilla si artroza, apnea gjatë gjumit, astma ose infuenca venoze.

velice1

"Me dietën proteinike arrihet humbja e shpejtë e peshës trupore, prej 7-10 kg në muaj, duke ruajtur masën muskulore dhe elasticitetin e lëkurës (për shkak konsumit të proteinave me vlerë të lartë biologjike, mineraleve dhe suplementeve të vitaminave), mungesa e urisë dhe prania e disponimit të mirë."