Natasha Mijata

Këngëtarja maqedonase Natasha Mijatoviç- Mijata pas një pauze të gjatë u kthye në skenë me këngën “Si fëmijë të vegjël” e cila është shumë e ndëgjuar në radio. Përveç me material të ri, ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me pamjen. Për gjashtë muaj, është dobësuar 40 kg dhe është e lumtur për këtë. Para kësaj për shkak të trupit nuk ka mundur të ndjek shpirtin e saj avanturist.

Ke ide dhe plane të panumërta, dhe menzi mbledh forcën për t’u ngritur nga krevati. Pesha e madhe do të thotë një çmim të lartë. Të afërmit më thonin që mirë i mbaja kilogramët, mirëpo une e di çka do të thotë të mbash një thes me beton mbi supe. Ishte e qartë që duhej të dobësohesha. Megjithatë, nuk mund të gjeja mekanizmin dhe nga dita në ditë vetëm trashesha më shumë. Problemet me gjëndrrën tiroide seriozisht më prishën të tërë metabolizmin. Arrita të dobësohem me dietën Protekal. Kam pasur sukses për shkak që i kam eliminuar karbohidratet. Për atë i rekomandojë këtë regjim të gjithë ata me hipotiroide që kanq filluar të humbin shpresat për të humbur peshë-ajo thotë.