Pytjet dhe përgjigjjet më të shpeshta

  1. Çka përfaqëson dieta proteinike sipas sistemit Protekal?

Dieta proteinike paraqet një program të sigurt dhe efikas për zvogëlimin e peshës, e cila aplikohet nën mbikqyrjen e rreptë mjekësore. Qëllimi përfundimtar është mbajtja e peshës duke ju falendëruar fazës riedukative të dietës.

  1. Nga çka përbëhet?

Në fazat fillestare dieta proteinike përbëhet prej ushqimeve proteinike me të cilat plotësohen sasitë e nevojshme ditore proteinike me vlerë të lartë biologjike në formë të shujtave të gatshme proteinike. Pas përfundimit të fazës së parë kalohet në fazat e riedukimit ku gradualisht futen grupe individuale të ushqimit, deri sa të arrihet në tërësi ushqimi i balancuar.

  1. A është ketoza e rrezikshme?

Jo. Gjatë gjithë kohës së dietës pacienti është i kontrolluar nga një mjek i trajnuar për të zbatuar me sukses dietën proteinike. Në vizitën e parë mjeku vendos nëse pacienti është i përshtatshëm nga ana shëndetësore për të hyrë në ketozë ose ketoza është e kundërindikuar.

  1. A ekziston kufiri i moshës për dietën proteinike?

Po, ekziston nje kufi. Personat më të ri se 16 vjet dhe personat më të moshuar se 65 vjet nuk mund të hyjnë në programin e fazave aktive. Ata mund të hyjnë vetëm në fazat në të cilat kombinohen shujtat proteinike me ushqim normal.

  1. Kam ndëgjuar se me këtë dietë shumë shpejtë humben kilogramët. Sa kilogram mund të humb për 7 ditë?

Nuk mundem  saktësisht të ju tregojmë sa kilogram do të humbni, sepse kjo në masë të madhe varet nga metabolizmi juaj, por mund të themi se ju do të humbisni më shumë kilogramë se në çdo dietë tjetër dhe se gjatë rrjedhës së programit shkrihen shtresat yndyrore në vendet ku më së shpeshti janë të akumuluara. Gjithashtu, nga praktika mund të themi se pacientët në muajin e parë humbin 7-10 kilogram, por ne kemi pacient që humbin edhe deri 18 kilogram.

  1. Deri më tani kam qenë në shumë dieta me nivel të ultë të karbohidrateve. Unë ka qenë shumë e lodhur dhe kam hequr dorë. Për sa kohë do të ndihem kështu me Protekal dietën?

Trupat ketone, që lirohen në dietën 2-3 të kësaj diete kanë efekt psikostimulativ, e cila shkakton një ndjenjë gëzimi të mirë, shumë energji, pa u ndjerë të lodhur, ndërsa kemi ndjenjën e ngopjes. Përveç kësaj, dieta plotësohet me minerale dhe vitamina të nevojshëm.

  1. Pse është e detyrueshme mbiqkyrja mjekësore?

Kontrollat janë të nevojshme çdo 15 ditë, të vlerësohet gjendja shëndetësore, vlerësimi i progresit të vet dietës, për shkak të ndonjë korigjimi eventual në suplemente si dhe udhëzimet për në fazat që pasojnë.

  1. A është e nevojshme vizita paraprake mjekësore?

Po, vizita  mjekësore është e nevojshme si dhe analizat e gjakut që të mundet mjeku të vlerësojë gjendjen e juaj, metabolizmin e juaj dhe për të përcaktuar ekzistencën e mundshme të kontrindikacioneve.

  1. Çka nëse nuk jam i uritur dhe nuk mund të konsumojë një shujtë të tërë?

Mjeku vlerëson, sipas lartësisë suaj dhe peshës sa janë të nevojshme proteinat dhe perimet. Në vet ketozë ekziston ndjenja e ngopjes, por kjo nuk do të thotë që me mëndjen tuaj vet mund të shmangni shujtat, sepse kjo mund të shkaktojë problem serioze shëndetësore.

  1. Çka duhet të bëjë nëse rastësisht e prishi dietën?

Është e domosdoshme të konsultoni mjekun e juaj! Në asnjë mënyrë mos vazhdoni dietën në mënyrën e përshkruar me ushqime e as me  suplementet. Në asnjë mënyrë mos provoni të ktheheni vet për t’u kthyer në gjendje të ketozës!!!

  1. Si mund të zgjedh produketet e ofruara të Protekalit?

Shijet janë të ndryshme. Ushqimin e zgjedhni sipas shijeve të juaja. Më së miri për të zgjedhur shijen që dëshironi për të ngrënë prej ushqimeve e përditshme.

  1. Përse nuk mund të ndryshojë ushqimin e blerë për të blerë shije tjera?

Për shkak të veçantisë të deponimit dhe ruajtjes të ushqimit nuk kemi mundësi të lejojmë që ushqimi i kthyer t’i shitet pacientit tjetër, sepse nuk mund të garantojmë për rregullsin.

  1. Çka është AUTORIZIMI dhe pse unë nuk mund të blejë ushqim nëse ka skaduar afati në autorizim?

Autorizimin e përshkruan mjeku dhe saktësisht përcaktuar se sa nevoitet ushqim në një periudhë të caktuar kohore, në cilën fazë ju jeni. Ajo përfaqëson të drejtën tuaj për të blerë një numër të caktuar të paketimeve deri në kontrollën e ardhshme.

  1. Pse nuk mund të hahen çokolladat dhe biskotat në fazën e 1, 2 dhe 3?

Çokolladat janë më kalorike në përbërjen e tyre se qeskat dhe për këtë arsye deri sot ekziston procesi i dobësimit nuk janë të rekomanduara. Zbatimi i tyre ka rol të rëndësishëm në mbiqkyrjen e peshës së arritur trupore.

  1. Cilat janë përparësitë e kësaj diete krahasuar me dietat tjera?

Përparësi ka shumë. Ndër të tjera mund të ndajmë humbjen e shpejtë në peshë, mungesa e urisë, ndjenja e fuqisë, lëshuarje minimale e lëkurës, ruajtjen e masës muskulore, ndihmon në rregullimin e sheqerit ne gjak, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

  1. Çka përmbajnë Protekal qeset?

Përmbajnë proteina me vlerë të lartë biologjike me origjinë nga qumështi, soja, bizelet dhe e bardha e vezës. Gjithashtu përmban sasi minimale të karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave.

  1. A është dieta protenike kompatibile me jetën shoqërore?

Për shkak të natyrës së punës time jam i detyruar ndonjëherë që të ha drekë me klient nëpër restorante.

Sigurisht, në një situatë të tillë kur duhet të hani nëpër restorante në vend të drekës Protekal ju mund të hani disa lloje mishi ose peshku të pjekur në skarë, sallatë, perime, kuptohet natyrisht me konsultimin me mjekun e juaj, i cili do të ju jep udhëzime të holësishme.

  1. Çka ndodh kur dieta përfundon? A do të kthehen kilogramët e humbur?

Nëse i  keni kaluar të gjitha fazat në dietën riedukative ju keni fituar shprehi të reja, organizmi juaj nuk do të ketë oreksin që e keni pasur më herët, do te jeni në gjendje të zgjedhni ushqimet që nuk ju bëjnë të shtoni në peshë dhe metabolizmi do të përshpejtohet. Por në qoftë se ju keni ndalur dietën më herët ose keni vendosur të vazhdoni më shprehitë e vjetra kuptohet se prap do të trasheni.

  1. A duhet të pi ndonjë bari mjekësor, ndërsa jam në dietën Protekal?

Gjatë dietës ju pini mineralet dhe vitaminat e nevojshme për të shmangur ndonjë mungesë dhe në këtë mënyrë të ruani shëndetin e mirë.