Trashësia

sl1

Trashësia, me të gjitha komplikimet përcjellëse është bërë një nga problemet kryesore shëndetësore në vendet e zhvilluara. Ky fakt ka rëndësi të madhe shëndetësore, sociale dhe ekonomike dhe kjo ka shkaktuar interes të madh dhe individual për trajtimin tonë.

Trajtimi praktikohet për arsye estetike dhe arsye parandaluse ose terapeutike-korigjimin e gjendjeve korigjuese ekzistuese patologjike, të tilla si tensioni i lartë i gjakut, kolesterolit, triglicerideve, sheqerit në gjak, arteoskleroza….Cili do motiv që është, procesi i humbjes së peshës duhet të jetë kryer nën mbikqyrjen e mjekut, sepse dobësimi në mënyrën e gabuar mund të shkaktojë përkeqësimin e shëndetit tuaj dhe paraqitjen e komplikimeve të padëshiruara si efekti yo-yo i padëshiruar.

Thelbi i trajtimit të obezitetit  me dietë është ndryshimi i shprehive të ushqimeve dhe rritjen e aktivitetit fizik. Kjo çasje e integruar me ndryshime në mënyrën e jetesës mundëson mbajtjen e peshës së re të arritur.

Shkaqet e trashjes janë pak a shumë të varfëra dhe nuk janë shumë inkurajuese. Sipas statistikave ndërkombëtare rreth 90% përfundojnë me dështim. Konsiderohet se një nga arsyet kryesore për dështim në shërim është përcjellja e pamjaftuar nga ana e mjekut.

Në të shumtën e rasteve pacientët duan rezultate të shpejta pa përpjekje.Të udhëhequr nga shumë informacione joshëse nga njoftimet dhe reklamat në media të ndryshme, më së shpeshti, mbesin të zhgënjyer dhe frustuar për shkak të kilogramëve të humbur por edhe shpejtë të kthyer.

Ndryshe nga metodat e tjera jo farmaceutike të dobësimit, dieta proteinike veçohet si një nga zgjedhjet më të mira, sepse është e bazuar në çasje shkencore dhe të integruar në reduktimin e peshës trupore.

Dieta mund të përshkruhet vetëm nga ana e mjekut të specializuar në mbajtjen e dietës proteinike. Pacienti është nën mbikqyrjen e mjekut, prej fillimit e cila pavarësisht humbjes së peshës mundëson riedukimin në të ushqyerit me qëllim përfundimtar për të ndryshuar shprehitë e tyre të ushqimit dhe stilin e jetesës.