Dietë për gratë shtatzëna

Ushqyerja e duhur dhe ndryshimi i shprehive të jetës mund të parandalojnë obezitetin gjatë shtatzënisë dhe të shmang pasojat e padëshiruara. Nën mbikëqyrjen e  dietolegut, ushqimi i duhur ka një efekt pozitiv si për gruan shtatzënë ashtu edhe për foshnjën.

Obeziteti gjatë shtatzënisë mund të çojë në pasoja të padëshiruara. Të qenit mbipeshë dhe obez mund të shkaktojë vështirësi në mbetjen shtatzënë, shfaqjen e diabetit gjatë shtatzënisë, anemi, venat e zgjeruara në këmbë, rritjen e tensionit të gjakut dhe sasinë e yndyrës në gjak. Komplikimet mund të ndodhin edhe gjatë lindjes, e cila shpesh kryhet me prerje cezariane për shkak të mbipeshës. Hemorragjia pas lindjes është më e zakonshme sesa te gratë shtatzëna me peshë normale trupore. Shpesh ndodhin infeksionet urinare dhe ato gjenitale. Për të shmangur të gjitha ndërlikimet e mësipërme, është e nevojshme të merren masa kundër obezitetit në fillim të shtatzënisë, kryesisht me një ushqyerje të duhur.

 Shtatzëna nuk duhet të shtojë më shumë se 15 kilogramë gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, dhe është e dëshirueshme që pesha e saj trupore të mos rritet  tepër shumë në muajt e parë, sepse kjo mund të çojë në diabet gjatë shtatzënisë.

Për të parandaluar mbipeshën e tepërt tek gratë shtatzëna, dietologu ynë përshkruan një dietë me kalori të ulët, të pasur me ushqime që përmbajnë proteina, minerale, vitamina, vajra omega 3 dhe disa shujta zëvendëson me shujtat Protekal.

Duke pasur parasysh që dieta Protekal është mjekësore, fillimisht është e dedikuar  për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e pacientëve dhe, në përputhje me rrethanat, është përshtatur individualisht për secilin pacient. Sipas dietologëve tanë, gratë shtatzëna janë në një regjim të veçantë në të cilin jemi të sigurt se do të ketë mjaftueshëm elemente ushqyese për zhvillimin e duhur të fetusit dhe pa kalori të panevojshme që do t’i sigurojnë nënës një humbje të suksesshme të peshës së tepërt.

Keni nevojë? Na kontaktoni menjëherë

Scroll to top