Këshilla për përgaditjen e ushqimeve

Me fillimin e dietës pacientët shpesh bëjnë pyetje lidhur me mënyrën e rezhimit të ri në ushqim dhe për ide me rastin e përgaditjes. Nga këto arsye kemi përgaditur disa këshilla dhe receta, të cilat pacientët tanë i kanë ndarë me ne, më shpresë që pacientëve të ardhshëm do t’ua lehtësojnë kombinimin e produkteve të ndryshme të Protekal-it me perimet e lejuara në dietë.

Për përgaditjen e drekës dhe darkës, kombinohen perimet nga grupi A dhe grupi B me produktet Protekal. Nëse me rastin e përgaditjes së ushqimit nuk përdorni tërë sasinë e nevojitur të perimeve për atë shujtë, pjesën tjetër përgaditeni si sallatë apo garniturë. Duke kombinuar Protekal produktet, perimet dhe bimët e thata me erëza, mundeni vet të krijoni receta të reja.

Supa-çorba

Mundet të përgaditet me supa të Protekal-it.

  • Çorba prej lulelakre  ose brokollit. Në 200 ml ujë zihen për kohë të shkurtër 50 gr. lulelakër  apo brokolli pastaj kur ftohet pak, përzihet me Protekal supë nga perimet ose me Protekal supën me brokolli. Sipas shijes mund t’i shtohet pak hudhër pluhur.
  • Çorba prej kungulleshave. Në 200 ml ujë zihen për kohë të shkurtër 50 gr. kungulleshka të prera apo të grira në rende, pastaj kur të ftohet pak përzihet me Protekal supë nga perimet e tundura.
  • Çorba prej bishtajave (boranijave). Në 200 ml ujë zihen për kohë të shkurtër 50 gr.bishtaja, pastaj kur të fothet pak përzihet me Protekal supë nga perimet e tundura. Sipas shijes mund ti shtohet pak hudhër pluhur.
  • Çorba prej spinaçi. Në 200 ml ujë zihet për kohë të shkurtër 50 gr.spinaç, pastaj kur të ftohet pak përzihet me Protekal supë nga perimet e tundura. Sipas shijes mund t’i shtohet pak hudhër pluhur.
  • Çorba prej perimeve. Në 400 ml ujë zihet qepa e thatë, 50 gr, spec dhe 50 gr. domate, pastaj kur të ftohet pak përzihet me Protekal supë nga perimet e tundura. Si erëza përdorni magdanoz të thatë, biber dhe kripë.

 

Ushqimet kryesore

Mund të përgaditen me shujta Protekal apo vetëm prej perimeve.

  • Ushqim verorë (satarash) me Protekal omlet. Qepa e thatë fërgohet në pak vaj ulliri dhe ujë, i shtohet nga pak gjatë kohës së përgaditjes. I shtohet spec i gjelbërt i prerë imët dhe fërgohet. Pastaj i shtohet deri në 50 gr.domate e imtësuar dhe erëza (kripë, biber i zi dhe pak biber I kuq). Sipas shijes mund t’i shtohet edhe pak spec feferon (spec djegës i vogël) i freskë (jo i konzervuar). Zihet edhe pak. I shtohet Protekal omlet i tundur, përzihet edhe fërgohet edhe pak.
  • Musakë nga seklla (lloj sallate e gjelbert) 250-300 gr. të sekllës zihet për kohë të shkurtër. Gjysma e pjesës së vëluar vendoset në tepsi. Fërgohen mjaft qepë dhe 50 gr. kërpurdha shampinjon të prera, me pak yndyrë ulliri, kripohet, shtohet biber i zi dhe hudhër pluhur. Përbërja vihet në tepsi, pastaj renditet gjysma tjetër e sekllës përmbi. Pastaj kjo mbulohet sipër me Protekal omlet të tundur dhe futet të piqet në furrë.
  • Pire patatesh. Fërgohet qepa e thatë në ujë me pak vaj ulliri. I shtohet biber i kuq. Përzihet me Protekal pire të patates të tundur.
  • Speca të mbushur. Fërgohet sasi e konsiderueshme e qepës së thatë në vaj ulliri, shtohen kërpurdha shampion të prera hollë dhe erëza. Mbushen specat e gjelbërt dhe mbyllen poashtu me spec. Të pjeket në furrë.
  • Keks i njelmët proteinik apo pogaçica. Të përgaditet buka Protekal me sasi pak më të madhe të ujit. I shtohet kripa dhe erëza të thata sipas shijes (qepë,hudhër,origano….). Piqet në tepsi pak më të madhe dhe pastaj ndahet. Nëse dëshirojmë ta përgadisim në formë të pogaçicave- na nevoitet tepsia me 24 vrima të rrumbullakta në të. Në ato vrimat për pjekje vejmë korpat e letrës special për pjekje (si për mafina). Masën me kujdes e derdhim në ato, një nga një dhe i pjekim.
  • Shkopinjë të njelmët proteinik. Në tundës (shejker) qitet 40 ml. ujë dhe përzihet me 1-2 lugë senf “Dijon” dhe pak kripë. Kur senfi të tretet i shtohet përmbajtja e mbuluar me letër për pjekje, masa formohet në formë shkopinjësh të hollë dhe të gjatë rreth 10 cm. Përmbi i qitet pak kripë sipas dëshirës dhe piqen. Ky lloj i shkopinjëve mund të bëhet edhe me shtimin e origanos apo pak qepë dhe magdanoz.
  • Protekal PIZZA. Përgaditet brumi për bukë Protekal dhe vendoset në një tepsi të vogël të rrumbullakët. 50 gr. domate fërgohen në pak vaj ulliri me pak hudhër pluhur dhe bosilok. Kur të ftohet pak derdhet mbi brum dhe lypet sipër brumi me të dhe renditen mbi 150 gr. shampinjona të coptuara i shtohet sipër oregano dhe pastaj pjeket.
  • Rolladë nga shampinjonat me keri. Në shejker vendosen 40 ml ujë dhe qesja e bukës Protekal. Përzihet dhe derdhet në enën paraprakisht të lyer me yndyrë të plastikës, në formë drejtëkëndëshi dhe të cekët. Vendoset në furrë mikrovalore dhe pjeket 1 minuta. Në fërtere fërgohen 50 gr kërpurdha të prera në katrorë dhe i shtohen keri erëza. Fërgohet edhe pak dhe pastaj më masën të lyhet buka e pjekur dhe të mbështjellet në rrolladë.
  • Puding nga perimet. Në fërtere shtohet pak vaj ulliri, shtohen shampinjona të prera imët, spinaç, spec i gjelbërt nga 50 gr.hudhër pluhur, qepë e thatë. I shtohet ujë dhe lihet të vlojë deri sa uji nuk avullohet.Të pregaditet masa për omlet Protekal me përshutë dhe përzihet me perime. Të vendoset në një enë të thellë e pastaj në furrë mikrovalore deri sa omleti të pjeket.
  • Mafin nga specat, spinaçi dhe brokoli. Në shejker omleti Protekal dhe i shtohen erëzat: magdanoz, origano, hudhër. Në 3 kallëpa silikoni për mafin vendoset pak spinaç, brokoli dhe spec të cilat paraprakisht disa minuta qëndrojnë në mikrovalë. Omleti të derdhet mbi perimet dhe të pjeket në mikrovalë edhe për 2-3 minuta.
  • Spinaçi me pire patatesh. 200 gr spinaç apo sekëll zihet dhe pastaj copëtohet imët. Sipas shijes mundet ti shtohen erëza-kripë, biber i zi, hudhër pluhur, trumzë (majçina dushica). Në fërtere fërgohen 100 gr.shampinjona të prera në petale, u shtohet sipër gjysëm luge vaj ulliri dhe përzihet me spinaçin. Përzihet pire patatesh Protekal sipas këshillave dhe i shtohet masës nga spinaçi dhe shampinjonat pak të ftohura.
  • Omlet me kungullesha dhe spec.-Në fërtere shtohet pak vaj ulliri dhe fërgohen 50 gr. kungulleshë e imtësuar në rende dhe 100 gr. spec i gjelbërt. Në të i shtohet omleti Protekal dhe erëza. Servohet me sallatë të gjelbërt (marulë).
  • Omlet me spinaç,spec dhe shmapinjona. 150 gr. spinaç prehet hollë dhe zihet. 50 gr. speca të gjelbërt prehen në kocka shumë të imëta dhe fërgohen në fërtere pa yndyrë. 100 gr. shmapinjona prehen në petale dhe fërgohen me disa pika vja ulliri. E gjitha përzihet dhe sipas shijes vendosen erëza: hudhër, kripë biber i zi, trumzë (majçina dushica). Vendoset në fërtere dhe kur të nxehet mirë i shtohet masa e përgaditur e omletit Protekal. Fërgohet deri sa omleti të mos jetë gati.
  • Bukë Protekal me spinaç. Zihet për kohë të shkurtër 50 gr. spinaç dhe pastaj copëtohet imët. Kullohet dhe i shtohet përzierjes së përgaditur për Protekal bukë dhe pjeket sipas udhëzimit për 20 minuta. Përgaditen 250 gr. spec i gjelbër të grilluara. I shtohen disa pika vaj ulliri, pak uthull, hudhër dhe magdanoz dhe hahet me bukën protenike.
  • Kroketa pule me spinaç. Zihet për koë të shkurtër 50 gr. spinaç dhe pastaj copëtohet imët. Kullohet dhe i shtohet masës së përgaditur për Protekal kroketa pule dhe pjeken sipas udhëzimit për 15 minuta. Përgaditet sallata nga 150 gr. tranguj dhe 100 gr. speca të gjelbërt të freskët. Sallatës i shtohen erëza sipas shijës dhe hahet me kroketat e pulës.
  • Omlet me spinaç dhe speca. Në fërtere të nxehtë vnedosen disa pika vaj ulliri dhe vendoset masa e përgaditur e omletit Protekal dhe pjeket që të duket si palpetë (pallaqinkë).200 gr. spec i gjelbërt piqet ao zihet si dhe copëtohet imët 100 gr. spinaç i zier paraprakisht për kohë të shkurtër. Edhe njërës edhe tjetrës mund t’i shtohen erëza dhe renditen në omletin e pjekur.
  • Çorba me knedlla (brumëza). Nga sasia e lejuar e karfiolit dhe brokolit zihet çorba. Krejt në fund të zierjes shtohet masa e përgaditur e kroketave të pulës në formë të knedllave të vogla dhe ende zihet

Desertet

  • Keksa të çokolladës. Në shejker vendosen 80-90 ml ujë dhe në të treten 2 tableta të ëmbëlsuesve aspartam. Shtohet qesja e lëngut të kakaos Protekal dhe përzihet. Kur të tretet i shtohet edhe qesja e bukës Protekal dhe përzihet. Kur të tretet i shtohet edhe qesja e bukës Protekal dhe përzihet mirë. Masa duhet të jetë e trashë. Lyhen me yndyrë apo vihen korpat prej letre në 4 enë për mafin. Masa e përzier vendoset në kallëpe dhe piqet në furrën paraprakisht të nxehur në 200 gradë, për 20 min. Vërejtje: Për një shujtë mund t’i hani vetëm 2 mafina, sepse janë të përgaditura prej 2 qeseve.
  • Këshillë për përzierje të pudingut: Mund të përzihet edhe me mikser. Fitohet një strukturë e mirë e shkumës.

Keni nevojë? Na kontaktoni menjëherë

Scroll to top