Dieta proteinike paraqet një program të sigurt dhe efikas për zvogëlimin e peshës, e cila aplikohet nën mbikqyrjen e rreptë mjekësor. Qëllimi përfundimtar është mbajtja e peshës duke ju falendëruar fazës riedukative të dietës.
Në fazat fillestare dieta proteinike përbëhet prej ushqimeve proteinike me të cilat plotësohen sasitë e nevojshme ditore proteinike me vlerë të lartë biologjike në formë të shujtave të gatshme proteinike. Pas përfundimit të fazës së parë kalohet në fazat e riedukimit ku gradualisht futen grupe individuale të ushqimit, deri sa të arrihet në tërësi ushqimi i balancuar.
Jo. Gjatë gjithë kohës së dietës pacienti është i kontrolluar nga një mjek i trajnuar për të zbatuar me sukses dietën proteinike. Në vizitën e parë mjeku vendos nëse pacienti është i përshtatshëm nga ana shëndetësore për të hyrë në ketozë apo ketoza është e kundërindikuar.
Nuk ka asnjë kufizim në moshë. Të gjithë mund të mbajn dietën proteinike përveç adoleshentëve dhe personat mbi moshën 65 vjeçare më së shpeshti nuk mund të fillojnë në programin e fazave aktive dhe të fillojnë vetëm në fazat në të cilat shujtat e proteinave kombinohen me ushqimin normal. Është individuale dhe për këtë arsye mjekët përshtatin dietën për secilin pacient individualisht.
Duke qenë se dieta jonë është mjekësore, ajo ka për qëllim kryesisht ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit dhe prandaj përshtatet individualisht për secilin pacient. Nënat që ushqejnë me gji janë në një regjim të veçantë në të cilin jemi të sigurt se do të ketë elemente nutritive të mjaftueshme për zhvillimin e duhur të foshnjës dhe pa kalori të panevojshme që do t’i sigurojnë nënës një humbje të suksesshme të peshës së tepërt.
Duke qenë se dieta jonë është mjekësore fillimisht ka për qëllim kryesisht ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit dhe prandaj përshtatet individualisht për secilin pacient. Gratë shtatzëna janë në një regjim të veçantë në të cilin ne jemi të sigurt se do të ketë elemente nutritive të mjaftueshëme për zhvillimin e duhur të fetusit dhe pa kalori të panevojshme që do t’i sigurojnë nënës humbje të suksesshme të peshës.
Nuk mundemi saktësisht të ju tregojmë sa kilogram do të humbni, sepse kjo në masë të madhe varet nga metabolizmi i juaj, por mund të themi se ju do të humbisni më shumë kilogram se në çdo dietë tjetër dhe se gjatë rrjedhës së programit shkrihen shtresat yndyrore në vendet ku më së shpeshti janë të akumuluara. Gjithashtu, nga praktika mund të themi se pacientët në muajin e parë humbin më se paku 7-10 kilogram, por ne kemi pacient që humbin edhe deri në 18 kilogram.
Trupat ketogjenik, që lirohen në ditën 2-3 të kësaj diete kanë efekt psikostimulativ, e cila shkakton një ndjenjë disponimi të mirë, shumë energji, pa u ndjerë të lodhur, ndërsa kemi ndjenjën e ngopjes. Përveç kësaj, dieta plotësohet me minerale dhe vitamina të nevojshëm.
Kontrollat janë të nevojshme çdo 15 ditë që të vlerësohet gjendja shëndetësore e juaj, vlerësimi i progresit të vet dietës, për shkak të ndonjë korigjimi eventual në suplemente si dhe udhëzimet për në fazat që pasojnë.
Po, vizita mjekësore është e nevojshme si dhe analizat e gjakut që të mundet mjeku të vlerësojë gjendjen e juaj shëmdetësore metabolizmin e juaj dhe për të përcaktuar ekzistencën e mundshme të kundërindikacioneve.
Mjeku vlerëson, sipas lartësisë suaj dhe peshës sa janë të nevojshme proteinat dhe perimet. Në ketozë vet ekziston ndjenja e ngopjes, por kjo nuk do të thotë që me mëndjen tuaj vetë mund të shmangni shujtat, sepse kjo mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Është e domosdoshme të konsultoni mjekun e juaj! Në asnjë mënyrë mos vazhdoni dietën në mënyrën e përshkruar me ushqime e as me suplementet. Në asnjë mënyrë mos provoni të ktheheni vetë për t’u kthyer në gjendje të ketozës!!!
Shijet janë të ndryshme. Ushqimin e zgjedhni sipas shijeve të juaja. Më së miri zgjedhni shijen që dëshironi për të ngrënë prej ushqimeve të përditshme.
Për shkak të veçantisë të deponimit dhe ruajtjes të ushqimit nuk kemi mundësi të lejojmë që ushqimi i kthyer t’i shitet pacientit tjetër, sepse nuk mund të garantojmë për rregullsinë.
Autorizimin e përshkruan mjeku dhe saktësisht është e përcaktuar se sa nevoitet ushqim në një periudhë të caktuar kohore, në cilën fazë ju jeni. Ajo përfaqëson të drejtën tuaj për të blerë një numër të caktuar të paketimeve deri në kontrollën e ardhëshme.
Përparësi ka shumë. Ndër të tjera mund të ndajmë humbjen e shpejtë në peshë, mungesa e urisë, ndjenja e fuqisë, lëshuarje minimale e lëkurës, ruajtjen e masës muskulore, ndihmon në rregullimin e sheqerit ne gjak, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.
Përmbajnë proteina me vlerë të lartë biologjike me origjinë nga qumështi, soja, bizelet dhe e bardha e vezës. Gjithashtu përmban sasi minimale të karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave.
Për shkak të natyrës së punës time jam i detyruar ndonjëherë që të drekojë me klient nëpër restorante.
Sigurisht, në një situatë të tillë kur duhet të hani nëpër restorante në vend të drekës Protekal ju mund të hani disa lloje mishi ose peshku të pjekur në skarë, sallatë, perime, kuptohet natyrisht me konsultimin me mjekun e juaj, i cili do t’ ju jep udhëzime të hollësishme.
Nëse i keni kaluar të gjitha fazat riedukative të dietës ju keni fituar shprehi të reja, organizmi juaj nuk do të ketë oreksin që e keni pasur më herët, do te jeni në gjendje të zgjedhni ushqimet që nuk ju bëjnë të shtoni në peshë dhe metabolizmi do të përshpejtohet. Por në qoftë se ju keni ndalur dietën më herët ose keni vendosur të vazhdoni më shprehitë e vjetra kuptohet se prap do të trasheni.
Gjatë dietës ju pini mineralet dhe vitaminat e nevojshme për të shmangur ndonjë mungesë dhe në këtë mënyrë të ruani shëndetin e mirë.