Dieta e ushqyerjes me gji
Një numër i madh të rasteve gjatë shtatzënisë, gratë shtatzëna fitojnë më shumë peshë nga sa është përshkruar dhe mbesin mbipeshë pas lindjes. Për shumë gra, ky është momenti më i rëndësishëm dhe një pikë kthese nëse ato do të jenë obeze apo me një peshë të shëndetshme në jetën e mëvonshme.
Obeziteti i mëvonshëm mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh të tilla si sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, mëlçinë e yndyrosur dhe enët e gjakut, diabetin e tipit 2, venat e zgjeruara në këmbë, apnea e gjumit, goditjen në tru, osteoartritin dhe deformimet e kockave dhe kërcit. Obeziteti gjithashtu mund të shkaktojë probleme psikologjike, si dhe probleme për mbetjen shtatzënë në të ardhshmen. Për shkak të gjitha këtyre rreziqeve, rekomandohet që të rregullohet pesha e trupit sa më shpejt që të jetë e mundur tek gratë pas lindjes. Nëse nënat e reja janë në gjidhënie, dietologët tanë rekomandojnë një regjim të veçantë në të cilin jemi të sigurt se nëna gjidhënëse do të ketë lëndë ushqyese të mjaftueshme për zhvillimin e duhur të foshnjës dhe nuk do të ketë kalori të panevojshme, të cilat do t’i sigurojnë nënës humbje të suksesshme të peshës.