Dieta junior
Obeziteti tek fëmijët mund të ketë pasoja negative në zhvillimin psikologjik të fëmijës, sepse një fëmijë i tillë shpesh është subjekt i ngacmimit të rrethit. Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos vjen deri aty sepse atëherë fëmija bie në një “rreth vicioz” – e humb vetëbesimin, tërhiqet në vetvete dhe bëhet i prirur ndaj depresionit. Fëmija gjen ngushëllim në ushqim, veçanërisht në ëmbëlsirat, dhe kjo çon në një rritje edhe më të madhe të peshës trupore, e cila mund të shkaktojë edhe sëmundje.
Obeziteti tek fëmijët është alarmant, sepse fëmijët obezë, tinejxherët dhe adoleshentët kanë mundësi të lartë për të qenë mbipeshë kur të rriten, gjë që mund të çojë në sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, apnea e gjumit, goditja në tru, osteoartriti.
Në kohën e fundit fëmijët me mbipeshë po përjetojnë sëmundje karakteristike për moshën më të vjetër, të tilla si: presioni i lartë i gjakut, yndyra e lartë në gjak, deformimet e sistemit skeletor, mëlçia e yndyrosur, lodhja kronike.
Përqindja e fëmijëve obezë po rritet çdo vit në të gjitha moshat. Një numër i madh i fëmijëve obezë kanë një problem për shkak të shprehive të këqija dhe mënyrës të ushqimit siç janë: ushqyerja e parregullt, shujtat e tepërta, konsumimi i ushqimit të shpejtë, mielli i bardhë, ëmbëlsirat, pa marrje adekuate të frutave dhe perimeve, por edhe për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.
Hapi i parë në dietën Protekal junior është përcaktimi i peshës ideale të trupit të fëmijës sipas moshës dhe lartësisë së tij, pas së cilës zhvillohet një program i ekuilibruar e dietës së shëndetshme.
Gjatë programit, mjeku përcakton individualisht sasinë dhe llojin e ushqimit në dietën e fëmijës bazuar në disa parametra, si: mosha, lartësia dhe gjendja shëndetësore. Mjeku gjithashtu përcakton përdorimin e shujtave Protekal me një ushqim të larmishëm të shujtave tjera ditore. Ushqyerja e ekuilibruar nënkupton përdorim të pasur të frutave dhe perimeve dhe qëllimi kryesor është që fëmija të humbasë në masën trupore, por edhe të plotësojë të gjitha nevojat ushqyese dhe energjetike të fëmijës.
Dieta Protekal Junior përmban një shumëllojshmëri ushqimesh të kripura dhe të ëmbla Protekal, si dhe çokollata dhe biskota, të cilat janë të ulëta në kalori dhe pa sheqer dhe ndihmojnë fëmijët të përballojnë problemet e obezitetit dhe të jenë persistentë në programin e humbjes së peshës. Sasia e lejuar e shujtave Protekal përshkruhet nga mjeku i Protekalit në përputhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Gjatë dietës Protekal Junior, fëmija gradualisht humb kilogramët shtesë. Qëllimi përfundimtar i programit është të ndryshojë shprehitë e të ushqyerit dhe stilin e jetës së fëmijës. Ёshtë e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se lufta kundër obezitetit tek fëmijët nuk është e lehtë dhe se procesi i humbjes së peshës kërkon durim dhe këmbëngulje.